Telegrafi

Klopp ka një kërkesë për tifozët, por vështirë të mendohet se Reds do t’ia plotësojnë

Liverpooli nuk ka pasur fillimin e shumë pritur në sezoni 2016/17.

Edhe pse nga ardhja e Jurgen Klopp kanë ndryshuar shumë gjëra pozitivisht, ende duhet shumë punë për të arritur një vend në Ligën e Kampionëve.

Por, në këtë fillim sezoni tekniku gjerman ka një kërkesë për tifozët e Liverpoolit, të cilët njihen për përkrahjen e tyre të madhe.

Lexo po ashtu Klopp poshtëron ligat evropiane, tregon dallimin e tyre me Ligën Premier

“Ju lutem mos këndoni emrin time para se të vendoset ndeshja”, ka thënë Klopp, duke i kërkuar tifozëve të mos gëzohen para kohe.

Liverpooli është klubi me tifozët më të zjarrtë në Angli dhe me shtimin e ulëseve në stadium, Anfieldi do të jetë edhe më i zhurmshëm dhe vështirë të mendohet se tifozët do ndalin këngët e tyre për Klopp. /Telegrafi/