Jehona e fjalëve dhe veprave të Jurgen Klopp në këtë periudhë krize është shqetësuese për tifozët e Liverpoolit.
Kjo për faktin se ai ka filluar të sillet njësoj sikurse në sezonin 2014/2015 kur gjithçka filloi të shkonte keq te Borussia Dortmundi.
Qëkur filloi ta mbronte titullin e Ligës Premier, strategu gjerman ka nisur të ankohet vazhdimisht dhe thuajse për gjithçka.
Pa ndonjë radhitje të caktuar, ka pasur ankesa për numrin e ndeshjeve, VAR-in, fillimet e hershme, orarin e ngarkuar dhe lëndimet – shkruan The Sun.
Edhe gjatë rënies te Dortmundi kishte reagime ndaj mediave dje ndaj vendimeve të gjyqtarëve, ndërkohë që skuadra e tij po pësonte humbje.
Asokohe, brenda 30 muajsh, Klopp e kishte shkuar nga fitimi i dyfishtë i titullit të Bundesligas, arritjes në finale të Ligës së Kampionëve dhe rënies në vendin e 18-të në tabelën e kampionatit gjerman.
𝑯𝒆𝒓𝒆 𝒄𝒐𝒎𝒆 𝒕𝒉𝒆 𝑹𝒆𝒅𝒔 💪#MUNLIV | #FACup pic.twitter.com/eIGC8KuMXm
— Liverpool FC (@LFC) January 24, 2021
Reagimet ndaj gazetarëve është duke i bërë edhe këtë sezon me Liverpoolin, si dhe opinionet e tij se nuk duhet ta ristrukturojë skuadrën, ndërkohë që përmend sukseset e mëparshme.
Natyrisht që “përballja” kryesore, si atëherë si tani është në konferencat për shtyp, ku duhet të japë arsyet kur të zgjedhurit e tij dështojnë. Madje, në një periudhë te Dortmundi, kishte zgjedhur të përgjigjej me “nuk kam koment” ndaj të gjitha pyetjeve.
Rekordin e pikëve e kishte arritur edhe te BVB njësoj sikurse te Liverpooli në sezonin triumfues për të pasuar rënia. Eliminimi nga Kupa FA në një përballje direkte me liderin e Ligës Premier, Manchester United, përbën një shqetësim për tifozët e Liverpoolit lidhur me rrjedhën e mëtutjeshme të këtij sezoni.
Pritet të shihet nëse Klopp do të arrijë ta kthejë situatën në favorin e tij dhe të Redsave apo do ta shoqërojë e njëjta përvojë sikurse te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/
Getting ready at Old Trafford 👊 #MUNLIV | #FACup pic.twitter.com/KCRiHxRBTi
— Liverpool FC (@LFC) January 24, 2021