Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, iu ka thënë disa fjalë lojtarëve, pasi skuadra e tij mund ta bëjë historinë e re të klubit.
Reds janë në krye të renditjes për herë të parë që nga maji i vitit 2014 dhe këtë e kanë arritur me fitoren kundër Watfordit.
Liverpooli titullin e fundit e ka fituar 26 vite më parë.
“Jemi në një moment shumë të mirë dhe e shoh që na krahasojnë më të shkuarën e Liverpoolit”.
“Tre vjet më parë, 10, pesë, 25 vjet më parë – por kjo është skuadër e re, ne jemi të rinj”.
“Historia jonë ka filluar disa muaj më parë dhe në mënyrë nuk mund të na krahasojnë me dikë tjetër”.
“Nëse të tjerët thonë: Ne do të presim edhe 20 vite për tu bërë kampion, apo çfarëdo, ne do tu themi, Mirë, do të provojmë përsëri nga vitit në vit”.
“kjo na jep liri ta shohim të ardhmen me më shumë optimizëm”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/