Jurgen Klopp ka konfirmuar se dy mesfushorët e Liverpoolit, Thiago Alcantara dhe Jordan Henderson, janë duke u rikuperuar mirë dhe rikthimi është shumë afër.
Dyshja munguan në ndeshjen hapëse të Ligës Prmier, u Liverpooli fitoi 3-0 ndaj Norwich në fundjavën e shkuar.
Por Klopp ka thënë se të dy lojtarët mund të përfshihen për ndeshjen ndaj Burnley, në Anfield të shtunën.
“Ata janë shumë më afër, po. Ata duken mirë, tani ne duhet të marrim vendimin”.
“Ata dukeshin vërtet mirë në stërvitje, kështu që më takon mua të marr disa vendime”, ka thënë Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
Në fund Klopp u ndal edhe tek kundërshtari i radhës të cilin e vlerësoi tej madhe, duke thënë se Burnley janë skuadër që dinë se çfarë duan. /Telegrafi/