Site icon Telegrafi

Klopp: Jemi të relaksuar për transferimet, vetëm dy klube janë në gjendje të shpenzojnë 200-300 milionë euro

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ka shqetësime për transferimet duke vazhduar përgatitjet para sezonale.

The Reds janë të vendosur për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ata shpresojnë ta fitojnë atë të Ligës Premier.

Ata nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit, gjë që i ka lënë tifozët pak të shqetësuar, por menaxheri i tyre është shumë i relaksuar në lidhje me këtë çështje.

“Ne jemi mjaft të relaksuar, do të shohim se çfarë po vjen. Si thashë, nuk do të jetë afat kalimtar i bujshëm për LFC-në, kemi investuar shumë në ekip gjatë dy viteve të fundit, nuk do të mund të shpenzonim çdo vit në të njëjtën mënyrë”.

“Njerëzit e thonë këtë,” Tani një tjetër 200 milionë ose 200 milionë funte. Ka ndoshta vetëm dy klube në botë – duket në moment si Barcelona dhe Madridi [Real] mund të bëjnë të njëjtën gjë”.

“Por ne jemi mirë, jam i lumtur me ekipin, jemi vërtet të lumtur. Ne jemi të relaksuar, djemtë e rinj janë këtu dhe janë shumë të lumtur që po punojnë shumë me ne.

Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri janë ende të lënduar dhe nuk janë këtu me ne. Me të vërtetë mezi jam duke e pritur sezonin e ri, do të jetë me të vërtetë emocionues”, pohoi trajneri gjerman.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpooli transferon Sepp van den Berg

Ndryshe, Liverpooli deri më tani ka transferuar mbrojtësin 17-vjeçar të PEC Zwolles, Sepp van den Berg. /Telegrafi/

Exit mobile version