Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se klubi tashmë ka filluar planet për sezonin e ardhshëm.
“Të Kuqtë” dështuan të fitojnë një trofe të dielën kur humbën me penalti nga Manchester City në finale të League Cup.
Kloppi zëvendësoi Brendan Rodgersin në postin e menaxherit gjatë muajit tetor dhe për sezonin e ardhshëm ka transferuar Marko Grujiqin dhe Joel Matipin.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 11 ndeshje, por Klopp ka thënë se ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, transmeton koha.net.
“Po ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Klopp për The Guardian.
“Ne jemi duke pritur për vendimin e duhur dhe jemi duke menduar për shumë gjëra. Nuk kam çfarë të them tani, por jemi duke bërë plane për të ardhmen”.