Site icon Telegrafi

Klopp: Jam përgjegjës për rezultatet e dobëta të Liverpoolit

Koha ta tregojë veten...

Liverpooli nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Këtë vit “The Reds” nuk e kanë shijuar fitoren, gjersa edhe xhiron e fundit ka pësuar humbje prej Hull Cityt.

Jurgen Klopp, i zhgënjyer me ecurinë e skuadrës, ka marrë përgjegjësinë për formën e dobët, transmeton Telegrafi.

“Ndihem 100 për qind fajtor për humbjet e fundit, më shumë sesa që i gëzohem fitoreve. Gjatë tërë jetës kam qenë i tillë”, ka thënë Klopp.

“Çdo mëngjes mendoj vetëm për të gjetur një zgjidhje. Jam shumë i bindur se do ta gjejmë një”, tha gjermani.

Liverpooli është eliminuar edhe nga dy kupat e Anglisë ndërsa aktualisht gjendet në pozitën pestë të ligës elitare angleze me 46 pikë, përkatësisht 13 më pak se lideri Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version