Jurgen Klopp nuk ka asnjë kritikë për futbollistët e tij pas ndeshjes me Southamptonin.
Liverpooli barazoi pa gola ndaj Southamptonit, në një ndeshje të dominuar nga ‘Reds’, por që nuk munden të gjenin golin e fitores, teksa kjo paraqitja i ka pëlqyer edhe trajnerit gjerman, i cili nuk ka kritika për paraqitjen.
“Ishte një lojë intensive. Pjesa e parë nuk ishte e keqe, ndërsa edhe gjysma e dytë ishte shumë e mirë. Shumë gjëra sot ishin me të vërtetë të ngushta”, ka thënë Klopp pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Roberto mund te shënonte, Philipp [Coutinho] mund të shënonte, Sadio mund të shënonte në pjesën e parë”.
“Në futboll janë dy gjëra, paraqitja dhe rezultati. Paraqitja ishte shumë e mirë, madje më e mire se që e kisha menduar, rezultati, jo ai që ne donim”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/