Telegrafi

Klopp ishte shumë nervoz me tifozin e Liverpoolit i cili u fut në fushë dhe për pak sa nuk i lëndoi lojtarët e tij

Jurgen Klopp dhe lojtarët e Liverpoolit së fundmi festuan një fitore të madhe 7-0 ndaj Manchester United, por në fund të ndeshjes pati një moment kur trajneri gjerman humbi durimin.

Gjegjësisht, një tifoz vendas vrapoi në fushë për të përqafuar lojtarët që po festonin golin e shtatë të shënuar nga Roberto Firmino në minutën e 88-të.

Duke bërë këtë, ai rrëshqiti dhe u fut  në këmbët e mbrojtësit të majtë Andy Robertson, i cili kishte dhimbje, por e përfundoi lojën.

Në një moment, kamerat kapën reagimin e furishëm të Klopp, i cili i bërtiti një tifozi teksa stjuardët e nxirrnin nga fusha.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e re, e cila tregon qartë të gjithë situatën.

Kujtojmë, ishte fitorja rekord e Liverpoolit në derbi me rivalë të mëdhenj dhe deri më tani më bindës ishte ajo e vitit 1985, kur Liverpool fitoi 7-1.

Pas kësaj disfate, Man United mbeti në vendin e tretë në Ligën Premier me 49 pikë të fituara, ndërsa Liverpool është në pozitën e pestë me shtatë pikë më pak se rivali i tyre i madh. /Telegrafi/