Telegrafi

Klopp: Ishte ndeshje e zjarrtë, merituam fitoren

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores ndaj Crystal Palace.

Tekniku gjerman ka thënë ishte një fitore e merituar dhe se ishte një ndeshje e bukur.

“Kemi krijuar shumë shanse, ishte një ndeshje e zjarrtë. Çdo gjë mund të ndodhte në këtë ndeshje, por askush nuk mund të thotë se nuk e merituam fitoren”.

“Në 20 minutat e parë nuk isha i kënaqur, por jemi mirë. Kemi krijuar raste, mund të shënonin më shumë”, ka thënë Klopp.

“Pjesa e dytë, Christian ishte i nxehtë dhe kërcente lartë dhe ne nuk mund të luanin futbollin tonë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/