Site icon Telegrafi

Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti

Jurgen Klopp (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij kundër Napolit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Pati shumë mundësi, kjo ishte një ndeshje shumë më e mirë nga takimi jonë i fundit. Patëm shumë kundërsulme dhe nuk i konkretizuam, ishte një ndeshje e çmendur, ata po vraponin, ne po vraponim”.

“Nuk mendoj se ishte penallti. Është vështirë. Për mua, ishte e pastër dhe nuk ishte penallti, sepse Callejon kërceu para kontaktit, por nuk mund ta ndryshojmë atë”.

Lexo po ashtu Napoli mposht kampionin Liverpool dhe merr pikë të plota në San Paolo

“Zhvilluam lojë të mirë, por nuk i shfrytëzuam rastet. E kontrolluam lojën në raste të caktuara, por të jem i sinqertë nuk patëm shumë raste finalizimi”.

“Bëmë vendime që nuk ishin të duhura, por duhet ta pranojmë rezultatin. Shpesh topi i fundit ishte i gabuar. Është për shkak të intensitetit të lojës, por nëse nuk je në rrethana të caktuara fizike, është akoma më vështirë”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version