Telegrafi

Klopp: Ishte humbje e merituar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se skuadra e tij nuk meritoi asgjë në takimin e sotëm ndaj Swanseas.

“Të Kuqtë” pësuan 3 me 1 si mysafir dhe, sipas Kloppit, skuadra e Liverpoolit pati paraqitje shumë të dobët.

“Ndryshuam formacionin dhe ky formacion mund të luajë shumë më mirë. E merituam të humbim, ata merituan fitoren, kështu është futbolli”.

“Mendoj se humbëm shumë topa të lehtë, nuk ishim kompaktë, ishin shumë gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë. Nëse do të luanim lojën tonë normale, do të kishim fituar”, ka thënë gjermani për “BBC”, transmeton koha.net.

Rezultati lë Liverpoolin në pozitën e shtatë me tri ndeshje deri në fund të sezonit.