Telegrafi

Klopp: Ishte fitore e mundimshme, por e merituar (Video)

Jurgen Klopp ka folur rreth fitores së mbrëmshme në kuadër të xhiros së 35 të Ligës Premier.

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Watfordit me rezultat 1-0.

Në takimin që për asnjë minutë nuk u paraqit Valon Behrami, Klopp pohoi se jemi shumë që realizonin fitore pasi e dinim që kundërshtari ka një mbrojtje të fortë, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ndeshje e vështirë pasi që kishim një kundërshtar që dinte të mbrohej. Por, ne kemi krijuar raste si në ndeshjen e javës së kaluar. E kemi ditur se një të tillë do të mund ta shfrytëzonim. Emre Can realizoi një gol të bukur. Kemi mundur të shënonim më tepër gola, gjithashtu edhe ata kanë mund të realizonin gol në sekondat e fundit. Pra, shkoi ashtu siç planifikuam dhe ne fituam”, tha Jurgen Klopp.
Ai tha më tutje se duhet të fokusohemi në ndeshjet e fundit që të mund të arrijmë në zonën e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Liverpool gjendet në vendin e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare me 69 pikë ndërsa deri në fund të sezonit do të përballet edhe me Southamptonin, West Ham United dhe Middlesbrough. /Telegrafi/