Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me barazimin 1-1 në derbin e Ligës Premier ndaj Manchester Unitedit.
Liverpool kaloi në epërsi në pjesën e parë, por pa arritur të ruaj rezultatin deri në fund, pasi me golin e Zlatan Ibrahimovicit afër fundit, ndeshja u barazua dhe kjo nuk i pëlqen gjermanin, i cili mendon që skuadra e tij luajti futboll më të mirë.
“Ishte një performancë shumë pozitive nga ana jonë”, deklaroi fillimisht Klopp pas barazimit ndaj Unitedit.
“Ne ishim skuadra më e mirë, ne kemi luajtur futboll më të mirë dhe kishim planin më të mirë”, përcjell Telegrafi.
“djelmoshat bën punë e tyre shumë mirë, luajtën futboll të mirë, por fatkeqësisht shënuam vetëm një penallti”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/