Telegrafi

Klopp i kënaqur vetëm me pjesën e dytë

Jurgen Klopp ka folur pas fitores 2-1 në udhëtim te Swansea.

Trajneri gjerman nuk është edhe aq i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen e sotme.

Kjo pasi, ka qenë i zemëruar me lojën e tyre në pjesën e parë, për dallim nga e dyta që ishte superiore.

Lexo po ashtu E katërta radhazi për Liverpoolin, a ka kush t’a ndalë? (Video)

“Pjesa e dytë ishte ashtu si u duhet të ketë qenë e gjithë loja, jemi të zemëruar me të vërtetë me pjesën e parë”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

“Ju duhet ti përshtateni gjithmonë kundërshtarit. Kundërshtari ynë i sotëm nuk ishte edhe aq i lehtë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/