Liverpool është në krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit.
Skuadra e famshme angleze është eliminuar nga gjysmëfinalja e Kupës së Ligës, ndërsa të shtunën pësoi në ‘Anfield’ edhe në kuadër të Kupës FA.
Tani ‘The Reds’ janë në garë vetëm për titullin e kampionit gjë që është tejet e vështirë të arrihet.
Kësisoj mediat angleze kanë shkruar se problemi më i madh i Liverpoolit është mesfusha dhe pritet të zgjidhet nga Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman e dëshiron me çdo kusht transferimin e mesfushorit portugez, William Carvalho pasi e sheh si lider të ri të Liverpoolit.
Besohet se të kuqtë nga ‘Anfield’ janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë funte për transferimin e Carvalhos nga Sporting Lisbona.
Kampioni i Evropës me Portugalinë ka kontratë të gjatë deri në vitin 2020 me klubin e tij, mirëpo oferta e Liverpoolit duket se është e pa refuzueshme për Sportingun. /Telegrafi/