Telegrafi

Klopp i gatshëm të bëjë ofertë të lartë për talentin e madh gjerman

Julian Brandt mund të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me ‘Aspirinat’, dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez Liverpool.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojën e Brandt dhe kërkon ta transferojë në ‘Anfield’.

Sipas mediave gjermane, dy klubet kanë filluar bisedimet për një transferim të mundshëm të Brandit në Ligën Premier.

20-vjeçari mund t’i bashkohet Liverpoolit për një shumë rreth 35 milionë euro.

Në 16 ndeshje këtë edicion në Bundesliga, Brandt ka shënuar një gol dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/