Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se nuk po i kushton vëmendje të folurit për garën e titullit në Ligën Premier, pas fitores dominuese të skuadrës së tij 4-0 ndaj Leicester Cityt të enjten mbrëma.
Reds mposhten me lehtësi Dhelprat e vendit të dytë në “Boxing Day” pasi Roberto Firmino shënoi dy gola, James Milner dhe Trent Alexander-Arnold nga një.
Fitorja i dha Liverpoolit një avantazh prej 13 pikësh ndaj Leicesterit, megjithëse Manchester City mund të mbyllë hendekun në 11 pikë me një fitore ndaj Wolves të premten (sot).
Megjithëse Liverpooli është favorit i madh për të fituar titullin e tyre të parë në Angli që nga vitet 1989-90, Klopp këmbëngul se ai nuk po merr asgjë të mirëqenë pasi ka edhe mjaftueshëm deri në fund të sezonit.
“Të jem i sinqertë, unë jam më pak i interesuar që të flasim rreth asaj se gara e titullit ka mbaruar”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.
“Ishte një lojë e mirë. Ne përfunduam fortë dhe shënuam disa gola të shkëlqyeshëm”.
“Ne nuk po dëgjojmë asnjë prej tyre [thashethemeve për titullin]. Jemi të përqendruar vetëm në ndeshjen tonë të radhës”.
“Ende mund të përmirësohemi … si i menaxhojmë lojërat, si mbrojtëm në pjesën e parë. Por ne mund të shijojmë këtë fitore të mahnitshme. Dhe nesër do të fillojmë përsëri”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/