Telegrafi

Klopp i frustruar pas ndeshjes, ankohet për penaltinë: Ishte rezultat i padrejtë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë tejet i zhgënjyer pas barazimit ndaj Evertonit në Anfield.

Evertoni ndali Liverpoolin në derbin e Merseyside të zhvilluar në Anfield.

Një penalti e konvertoi nga Rooney zhvleftësoi supergolin e Salah për të bërë që ndeshja të përfundojë me barazim.

Dhe Klopp refuzoi të fliste për gazetarin e Sky Sports, Patrick Davison, i cili e ndali menjëherë pas ndeshjes në fushë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpooli

“Lovren nuk bën ndërhyrje. Calvert Leëin bën një hap. Dora është në shpinë. Nëse mendoni se është një penalti, atëherë thuajeni. A e ndryshon ndonjë gjë mendimi im?”.

“Unë dua të flas me njerëzit me pak mirëkuptim për futbollin. Më vjen keq, unë jam gabim, e ju keni të drejtë. Sigurisht, nuk jam në disponim për t’u përgjigjur në pyetjet tjera”, deklaroi Klopp.

“Ishte rezultat i padrejtë, ashtu është edhe jeta. Performanca ishte pozitive, por rezultati nuk po më kënaq. Ne do të luajmë shtatë ndeshje në 21 ditë dhe duhet të mbahemi të freskët”, përfundoi ai.

/Telegrafi/