Site icon Telegrafi

Klopp: Francezët bënë lojë të mërzitshme, por e kuptoj strategjinë e Deschampsit

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Jurgen Klopp ka lavdëruar Didier Deschampsin pas udhëheqjes së Francës drejt titullit të Kupës së Botës.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp i cilësoi disa lojëra francezë si “të mërzitshëm”, por këmbëngul se e kuptoi strategjinë e trajnerit të kombëtares franceze.

“Franca kishte lojtarët e duhur dhe taktikat e duhura. Didier Deschamps mund të kishte bërë diçka të re me këtë ekip”.

“Le të luajnë, të vrapojnë, të entuziazmojmë të gjithë planetin për të treguar se sa i bukur ishte futbolli francez, por tregoi pjekuri të madhe. Ai qetësoi dhe disiplinoi të gjithë, madje duke i bërë ndeshjet paksa të mërzitshme”.

“Puna e një menaxheri është të përdor cilësitë e ekipit në mënyrën më të mirë”, tha strategu gjerman.

Lexo po ashtu Nominimet për trajnerin e vitit, spikasin ‘timonierët’ e kombëtareve që shkëlqyen në Kampionatin Botëror

Klopp startoi furishëm sezonin e ri të Ligës Premier duke triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 4-0 kundër West Ham Unitedit.

Ndryshe, Franca u shpall kampione e botës pas triumfit në finale kundër shtetit kroat. /Telegrafi/

Exit mobile version