Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp këmbëngul se sulmuesi Mohamed Salah është në humor të mirë te klubi anglez.
Salah i tronditi Reds duke pretenduar se e ardhmja e tij ishte e pasigurt gjatë një interviste me gazetën AS.
Pas kësaj, mediat filluan thashethemet për të ardhmen e sulmuesit egjiptian, i cili lidhej me një transferim te Real Madridi apo Barcelona.
Sidoqoftë, trajneri i Liverpoolit, Klopp këmbëngul se ai nuk është i shqetësuar dhe sipas tij Salah po kalon mirë të Reds.
“Mo është në një humor të mirë, një moment të mirë, në të vërtetë formë të mirë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme. Sot, do ta kishit parë atë duke qeshur shumë gjatë stërvitjes”.
“Është e bukur për të gjithë ju që shkruar këto gjëra, por, përbrenda, asgjë nuk ka të vërtetë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/