Site icon Telegrafi

Klopp flet për situatën e kontratës së Salah me Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një përshkrim të situatës së sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, me kontratën e tij me Reds.

Reds kanë hasur në vështirësi për të rinovuar me yllin e tyre, Salah, i cili në fund të sezonit hyn në vitin e fundit të kontratës.

Klubi anglez i ka bërë disa oferta deri më tani, por palët janë ende larg marrëveshjes dhe Salah mund të largohet nga Anfield.

Lexo po ashtu Salah nuk e kanë ndërmend të qëndrojë te Liverpooli me kushtet aktuale, agjenti i tij reagoi me disa buzëqeshje në rrjetet sociale pas deklaratës së Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Klopp, është pyetur për situatën e kontratës së Salah dhe nuk ka hezituar ta jap një përshkrim.

“Saga e kontratës së Mo Salah nuk po krijon ndonjë problem. Mo nuk është i tillë”, ka thënë fillimisht Klopp.

Lexo po ashtu Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

“Ai është plotësisht i përkushtuar këtë sezon, pastaj do të flasim për pjesën tjetër – të ardhmen, të menjëhershmen, të mëtejmen”.

“Palët vendimtare janë në kontakt dhe të tjerat do ta shohim”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version