Telegrafi

Klopp flet për Shaqirin dhe mundësinë që ai të largohet: Është shumë i rëndësishëm për ne

Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është rikthyer nga një lëndim i gjatë që e mbajti më shumë se pesë javë jashtë fushave.

Në Angli është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Shaqirit nga Liverpooli, pasi hapësirat për të kanë qenë të pakta këtë edicion.

E për këtë ka folur edhe trajneri i The Reds, Jurgen Klopp që ka thënë fillimisht se Xherdani është i lumtur.

Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri. (Photo by Robbie Jay Barratt – AMA/Getty Images)

“Ai ishte i lënduar për pesë javë dhe kjo është një periudhë në të cilën ai nuk është parë si lojtar. Kur jam me të ai është plotësisht i lumtur dhe mirë”, tha Klopp.

Gjermani ka thënë se spekulimet që e lidhin Shaqirin me një largim të mundshëm nga Liverpool mbesin vetëm spekulime.

“Spekulimet janë spekulime dhe s’mund të bëjmë asgjë për t’i ndryshuar. Sigurisht se ai ka të ardhme por këtu po flasim për të ardhmen deri në fund të sezonit dhe pastaj ndoshta ndonjë lojtar mund të vijë tek unë ose jo por askush nuk mendon për këtë”.

“Këtë sezon ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/