Telegrafi

Klopp flet për ndjenjën e ngritjes së trofeut: Absolutisht e veçantë, e shkëlqyeshme

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka folur pas ngritjes së trofeut të Ligës Premier nga skuadra e Liverpoolit.

Liveprooli ngriti lart trofeun e Ligës Premier pas plot 30 viteve dhe për këtë ndjenjë ka folur trajneri gjerman, Jurgen Klopp.

“Absolutisht e veçantë… ne nuk e krahasojmë pasi nuk e kemi fituar më parë. Mund të ishte më mirë, por ne e dimë se mund të ishte më keq nëse nuk do të kishim fituar… këta djem janë kaq të veçantë”, ka thënë fillimisht Klopp.

Lexo po ashtu Momente nga festa e Liverpoolit – Henderson ngitë lartë trofeun që klubi e priti 30 vite

“Unë nuk mund të jem më krenar për ata pas kësaj paraqitje në fushë në një lojë të hapur me gola të këndshëm. Gola të pabesueshëm, super futboll në momente dhe e doja këtë lloj loje që të mund të shijonim”.

“Prezantimi i trofeut ishte absolutisht i shkëlqyeshëm, absolutisht. E bëri edhe më të veçantë që familjet mund të ishin në stadium me ne. Ata nuk u lejuan për lojë, por për ngritjen e trofeve u lejuan”.

“Ne e dinim që ata ishin në stadium. E dija se familja ime – të cilën nuk e pashë për një kohë të gjatë – ishte këtu sonte, gjë që e bëri atë edhe më të veçantë sepse ju doni t’i ndani këto momente me të dashurit”.

Lexo po ashtu Reagimi i Xherdan Shaqirit pasi Liverpooli ngriti trofeun e Ligës Premier

“Të gjithë të dashurit e mi ishin rreth meje me lojtarët, stafin dhe njerëzit me të cilët punoj. Familja ime do të thotë shumë për mua, kështu që ishte me të vërtetë e veçantë në atë moment. E doja momentin – dhe djemtë e bënë”.

“Është e çuditshme, ju qëndroni në një skenë dhe askush nuk është – jo askush, por jo aq sa do ta imagjinonit në një situatë si kjo – por më duhet të them, njerëzit që e organizuan e bënë më të mirën”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/