Trajneri i Livrpoolit, Jurgen Klopp, një pjesë të intervistës së tij pas fitores ndaj Sunderlandit e ka ndarë për të folur edhe për lëndimet e Philippe Coutinhos dhe Roberto Firminos.
Tekniku gjerman ka konfirmuar lëndimet, por nuk ka folur për kohën sa ata do të qëndrojnë jashtë.
“Coutinho ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës. Por, nuk mund të them më shumë pa e parë skanimin nga mjekët e skuadrës, në pushimin e pjesës së parë e takova dhe më tha se nuk ka dhimbje”.
“Edhe Firmino është lënduar, mori një goditje në pulpin e këmbës, të shohim”, ka thënë Klopp.
Liverpooli fitoi me rezultat 2-0. /Telegrafi/