Site icon Telegrafi

Klopp flet për lëndimin e Alisson: E sigurt që nuk luan të mërkurën, mund të mungojë deri në disa javë

Alisson Becker (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp më në fund ka folur rreth lëndimit që ka pësuar Alisson Becker në  fitoren ndaj Norwich City në startin e Ligës Premier në fundjavën e kaluar.

Portieri brazilian e lëndoi muskulin e këmbës së djathtë, andaj pritet që të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, e që do të jetë natyrisht një mungesë e madhe për The Reds.

Jurgen Kloopp ka konfirmuar se Alisson do të mungojë për disa javë, por ka thënë se do t’i presin testet mjekësore.

“Nuk është shumë mirë. Është një lëndim i pulpës që do ta lë jashtë për një kohë. Tani nuk dua të bëjë ndonjë prognozë të saktë se kur do të kthehet, por të mërkurës sigurisht se nuk do të luajë”, ka thënë trajneri gjerman.

Lexo po ashtu Alisson do të mungojë deri në gjashtë javë te Liverpooli

“Me siguri do të marrë disa javë, por do të shohim. Jemi duke i pritur testet mjekësore dhe aty do ta mësojmë qartë se deri në sa javë do të mungojë Alisson”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Portieri brazilian ishte lënduar qysh në pjesën e parë, duke u detyruar që të largohej nga fusha, për t’u zëvendësuar nga Adrian, ndërsa do ta humbet finalen e Superkupës së Evropës ndaj Chelseat që zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version