Site icon Telegrafi

Klopp flet për fitoren e parë dhe vlerëson lartë Leedsin: Na detyruan të bënim gabime, e shijova shumë këtë ndeshje

Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Liverpooli e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën Premier, teksa ka mposhtur të rikthyerit në elitë, Leeds United.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka triumfuar me rezultat të ngushtë 4-3, teksa goli i fitores u shënua në minutën e 88-të nga penalltia.

E pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp ka thënë se e ka shijuar shumë këtë sfidë, teksa ka vlerësuar paraqitjen e kundërshtarit.

Gjermani e ka pranuar se kanë bërë shumë gabime, por kjo me faj të lojës së mirë nga ana e Leeds.

Jurgen Klopp dhe Marcelo Bielsa. (Photo by Paul Ellis – Pool/Getty Images)

“Kundërshtari na detyroi të bënim gabime, ne si skuadër mund të bëjmë edhe më mirë. Duhet të bëjmë më mirë, por mund të them se e kam shijuar shumë këtë ndeshje, pasi luajtëm përballë një ekipi shumë të organizuar, përballë një ekipi që ka shumë pasion e zemër”, deklaroi fillimisht Klopp.

Tutje trajneri gjerman ka lavdëruar kundërshtarin pasi thotë se ata kanë bërë një ndeshje të madhe për gjatë 95 minutave.

Lexo po ashtu Liverpool vuan, por falë het-trickut nga Salah mposhtin me vështirësi Leedsin

“Leeds United është ekip shumë special, ata kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte vetëm në disa momente, por ata luajtën për mrekulli gjatë 95 minutave”, përfundoi Klopp.

Mohamed Salah me het-trick dhe Virgil Van Dijk me një tjetër gol ishin realizuesit në fitoren e parë të The Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version