Liverpooli është eliminuar nga Carabao Cup pasi është mposhtur nga Manchester City me rezultat 3-2.
Ka qenë një ndeshje spektakolare me shumë raste të mira shënimi dhe me pesë gola që u panë pas 90 minutave.
Dy skuadrat kishin mungesa të mëdha për faktin se disa nga lojtarët ende nuk janë rikthyer pas impenjimit në Kupën e Botës.
Gjithsesi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ka qenë një ndeshje shumë e vështirë ku në 15 minutat e para të ndeshjes kanë hupur edhe besimin në fushë.
“15 minutat e para ishin shumë të vështira, luajtëm me një formacion të cilin nuk e kishim të praktikuar. Shihej qartë që kishte ende nevojë për përshtatje, më pas kur ishim më kompaktë patëm momente të mira”.
“City është një super skuadër dhe në fushë nuk të falin asgjë. Por, e theksoj se fillimi ishte i vështirë, për shkak të 15 minutat e para humbëm edhe besimin në fushë”.
“Më pas pësuam menjëherë në pjesën e dytë, por ajo që dua të them është se pësuam gola të kotë”.
“Në golin e tretë ne thjesht po shihnim topin derisa të mbërrinte te Ake që shënoi më pas, aty nuk ishte askush për të mbuluar edhe pse dy lojtarë të Cityt ishin të vetëm. Por, tashmë është një rezultat që duhet ta pranojmë”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/