Site icon Telegrafi

Klopp flet pas barazimit me Evertonin: Jam fans i VAR, fati nuk ishte me ne

Liverpool dhe Evertoni kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrtë, ku në fund barazuan 2-2, në një përballje që solli përveç golave edhe kartonë të kuq e anulim golash.

Pas ndeshjes Jurgen Klopp, ka thënë se është i kënaqur me ekipin e tij, ndërsa edhe pse VAR ia anuloi një gol të dyshimtë, ai tha se e do teknologjinë në futboll.

“Të jem i sinqertë sa vjen dhe bëhet më e vështirë për të marrë pikë. Ky është derbi më i bukur dhe më i fortë që kur unë jam bërë trajner i Liverpoolit dhe duhet theksuar se ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë”.

“Goli i Salah sot ishte i 100 për të me fanellën tonë, ishte fantastik, por tani nuk jam në gjendje të flas për të”.

“Unë jam një fans i VAR-it, por nuk e prisja këtë që ndodhi. Thjesht fati nuk ishte me ne, por ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer”.

“Pashë në reagim të mirë pas humbjes nga Aston Villa. Këta djem janë vërtet një ekip dhe jam shumë krenar që jam trajneri i tyre. Mbas humbjes unë e thashë që ishte thjesht një ditë e keqe e jona dhe padyshim që kam besim te këtë djem”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version