Liverpool dhe Manchester City luajnë të dielën dhe trajneri i Reds, Jurgen Klopp i ka bërë komplimente të madha kundërshtarit të radhës.
Fillimi i sezonit është i ndryshëm për klubet e përmendura. ‘Qytetarët’ janë të dytët në tabelë me 23 pikë, një më pak se Arsenali kryesues, ndërsa Reds janë në vendin e dhjetë të me dhjetë pikë të fituara.
“Nuk është se ndihemi ndryshe. Është një lojë në shtëpi, ne jemi në Anfield dhe po luajmë kundër Manchester City, skuadra më e mirë në botë”.
“Megjithatë, ne do të përpiqemi pavarësisht kësaj. Ne e dimë se nuk ka garanci, por ne do të kemi ndihmën e të gjithë tifoëve në Anfield dhe do të përpiqemi”, ka thënë Klopp.
Trajneri i Liverpoolit foli edhe për sulmuesin fenomenal të Man Cityt, Erling Haaland.
“Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë, duhet të përpiqesh që ai të mos marr shumë topa. Kjo është një sfidë e madhe me të. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë”.
“Nëse mundoheni ta ndalni Haalandin me shumë lojtarë, ju bëni hapësirë për lojtarë të tjerë të klasit botëror. Ky është një problem dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/