Jurgen Klopp ka folur pas fitoren në derbin lokal ndaj Evertonit.
Liverpool ka arritur të marr një fitore të madhe në minutat shtesë ndaj rivalit lokal, me golin e shënuar nga Sadio Mane.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e ‘Reds’, por sipas tij ky ishte një futboll i egër dhe skuadra e tij mund të shënonte më parë golin.
“Ishte futboll i egër. Ne mund të kishim shënuar më parë, por në fakt unë nuk shqetësohem”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.
“Sidoqoftë, unë jam i lumtur për fitoren”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/