Telegrafi

Klopp: Fituam me meritë ndaj ekipit më mbrojtës që kam parë në jetën time

Jurgen Klopp e ka cilësuar si fitore me meritë këtë të fundit ndaj Sunderlandit.

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Sunderlandit për të rrëmbyer pozitën e parë në Ligën Premier, fitorja kjo që e ka gëzuar edhe trajnerin gjerman, i cili ndihet i lumtur pas kësaj fitore.

“Unë nuk isha në dyshim për rezultatin, vetëm u përpoqa për të rregulluar disa gjëra, për të përdorur hapësirën më mirë. Kjo ishte një lojë intensive për ne dhe një fitore e merituar në fund”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Ka shumë për të analizuar. Ky ishte ekipi [Sunderland] më mbrojtës që kam parë ndonjëherë në jetën time”, përcjell Telegrafi.

“Sunderland gjithmonë luajnë këtë stil mbrojtës dhe kjo është në rregull. Ne i detyruam ata që të jenë të tillë. Kjo është gjëja më e vështirë në botën e futbollit, por ne qëndruam të koncentruar, kemi punuar për momentin dhe gjetëm mënyrën për t’i mposhtur”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/