Jurgen Klopp thotë se Roberto Firmino mund të kthehet në ndeshjen e së dielës kundër Evertonit.
Reprezentuesi brazilian nuk ka luajtur në fitoren e fundit të skuadrës kundër Watfordit shkaku i lëndimit të kyçit të këmbës.
Megjithatë, trajneri gjerman ka folur me tone optimiste se futbollistin mund ta shohim në fushë në derbin lokal të qytetit të Liverpoolit.
“Ai ka vrapuar dje, kështu që ne duhet të shohim se si do të reagon. Ishte shumë pozitiv, por është edhe natyra e Bobyt, kështu që ne duhet ta shohim”.
“Unë nuk e shoh asnjë lojtar tjetër që mund ta zëvendëson, ndoshta kemi dy ose tri që i përafrohen, por për momentin është më i miri në këtë pozitë”.
“Kjo duket me të vërtetë mirë, por se a do të jetë gati për të dielën, me të vërtetë nuk e di për momentin”, tha strategu i Liverpoolit.
Ndryshe, The Reds janë në garë të ashpër për titullin e kampionit të Ligës Premier me Manchester Cityn. /Telegrafi/