Telegrafi

Klopp: Firmino e meritoi golin

Menaxheri Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur që Roberto Firmino ka shënuar në takimin që Redsat e zhvilluan kundër Stoke Cityt.

Sulmuesi brazilian e realizoi golin e dytë në fitoren e ‘Të Kuqve’ prej 4-1. Së fundmi, ai ka pasur probleme me autoritetet, duke qenë se është arrestuar duke vozitur në gjendje të dehur.

Trajneri gjerman nuk ka komentuar problemet që ka pasur Firmino, por u shpreh i lumtur për golin e tij.

“Firmino ka luajtur më të vërtetë mirë dhe meritoi golin e tij”, ka theksuar Klopp për Sky Sports.

Më tej, ai vetëm ka përmendur se lojtari ka pasur një periudhë të vështirë në javët e fundit. /Telegrafi/