Jurgen Klopp është i bindur se ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit nuk ka përfunduar pavarësisht fitores 2-0 të Liverpoolit në Anfield të mërkurën mbrëma.
Trajneri gjerman theksoi se Reds duhet të bëjnë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Estadio de la Ceramica në përpjekjen e tyre për të siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Paris.
“Më pëlqeu shumë pjesa e parë, por na mungoi një gol”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë pas ndeshjes.
“Ata mund të na kishin kërcënuar me presionin e tyre, por ne bëmë shumë mirë që i kontrolluam. Por 2-0 është një rezultat i rrezikshëm. Është vetëm ndeshje e parë e gjysmëfinales”.
“Asgjë nuk ka ndodhur ende. Duhet të luajmë ndeshjen e dytë si të parën. Jemi në avantazh 2-0. Do të jetë një atmosferë e vështirë”.
“Do të jetë ndryshe. Ne e kemi parë këtë ekip duke luftuar për trajnerin e tyre dhe jam i sigurt se ata do të luftojnë për të qenë në finale”.
Sadio Mane shënoi golin e dytë të Liverpoolit kundër Villarrealit, ky ishte goli i tij i 20-të në të gjitha garat këtë sezon.
Klopp beson se fitimi i më shumë titujve në sezonin 2021/22 do ta bënte atë një kandidat për Topin e Artë.
“Mane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, por unë nuk kam asnjë lidhje me nominimet për Topin e Artë”.
“Mane është lojtar i klasit botëror, por ju duhet të fitoni trofe për të fituar Topin e Artë, përveç nëse jeni Messi dhe Ronaldo. Ai është në sezonin e tij më të mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/