Liverpooli u largua gjashtë pikë në krye të tabelës dhe do të jetë shumë i qetë në fillim të vitit të ri.
Por, menaxheri gjerman, Jurgen Klopp, ka deklaruar se kjo epërsi nuk ka ndonjë domethënie.
Sipas tij gara do të jetë shumë e ashpër me rivalët për titull.
“Nuk ka ndonjë domethënie. Me rëndësi është që kemi aq pikë ne, e jo të tjerët, sepse gjashtë pikë nuk janë asgjë. Ne duhet të luajmë ndaj të gjithëve sërish dhe të gjithë janë të fortë e duhet të luajmë ndaj tyre”.
“Pjesa e parë e sezonit ka përfunduar dhe pjesa e dytë fillon pas tri ditësh ndaj Arsenalit. Është sezon i vshtirë, por deri tani i mirë për ne”, u shpreh Klopp.
Ai shtoi se ekipi i tij bëri futboll të drejtpërdrejt dhe të mirë.
“Ne kemi shënuar shpejt dhe kjo ishte një ditë e mirë për Liverpoolin”, përfundoi.
/Telegrafi/