Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp këmbëngul se ekipi i tij është më i miri i këtij sezoni.
Manchester City tani është lider i Ligës Premier kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundimin e sezonit.
Por, trajneri i Liverpoolit, Klopp, beson se ekipi i tij ishte më i mirë në këtë sezon.
“Ne po avancojmë në tjetër nivel, duke ju përshtatur situatave të ndryshme, duke mësuar nga gabimet që kemi bërë këtë vit dhe vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Shembulli më i mirë për të mësuar është të vuani nga koha në kohë dhe ne kemi vuajtur shumë në Napoli. Ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kemi luajtur ndonjëherë, por duke pasur këtë eksperiencë ne mësuam diçka”.
“Me të vërtetë do të doja të kisha 97 pikë dhe nëse do t’i arrijmë atëherë për ne ky sezon do të ishte i shkëlqyer”.
“Djemtë meritojnë secilën prej 88 pikëve që kanë deri tani dhe duhet të sigurohemi që ne meritojmë edhe nëntë të tjera. Do të jetë e vështirë”.
“Të tjerët nuk do të pajtohen me këtë fakt, por ekipi im është ekipi i vitit”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/