Nathaniel Phillips më në fund ka debutuar në Ligën Premier me fanellën e Liverpoolit.
Qendërmbrojtësi anglez luajti 90 minuta në fitoren e The Reds 2-1 ndaj West Ham dhe ai ka shkëlqyer në këtë takim.
Pas lëndimit të qendërmbrojtësit Virgil Van Dijk, Phillips ka zënë vendin e holandezit në qendër të mbrojtjes.
E paraqitja e tij ndaj West Ham e ka impresionuar trajnerin gjerman Jurgen Klopp, që nuk i ka kursyer lëvdatat për të.
“Phillips është një djalë i shkëlqyer, i zgjuar, inteligjent”, tha fillimisht Klopp.
“Ai është një përbindësh në ajër, i pëlqejnë sfidat dhe ndaj West Ham ishte i pabesueshëm”, tha Klopp për mbrojtësin anglez.
Klopp më tej ka zbuluar se për 23-vjeçarin interesoheshin 12 klube angleze dhe se nuk e kishte problem nëse do të largohej.
Por për disa arsyeje largimi i tij nuk ndodhi edhe pse Phillipsit i skadon kontrata në verën e vitit 2021.
“12 klube e donin, nuk e kisha problem nëse do të largohej, por nuk funksionoi diçka dhe ai mbeti. E ndaj West Ham, Phillips ishte personi i duhur për të luajtur dhe e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Klopp.
Phillips edicionin e kaluar ishte i huazuar në Gjermani te Stuttgart, por duket se pas paraqitjes ndaj West Ham, The Reds do t’i ofrojnë kontratë të re për ta mbajtur në Anfield. /Telegrafi/