Telegrafi

Klopp e shikon Shaqirin në fotografi kur ishte fëmijë: Futbollist i mahnitshëm dhe ambasador i mrekullueshëm për vendin e tij

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Klopp në një intervistë për UEFA-n, i ka shikuar fotografitë e futbollistëve të tij sa ishin të vegjël dhe ka folur për ta.

Në momentin që shfaqet foto e Shaqirit si shtatë vjeçar, tekniku gjerman filloi të qeshte.

Ish-trajneri i Dortmundit ka folur fjalë të mëdha për gjilanasin, duke thënë se është një futbollist i mahnitshëm dhe një ambasador i mrekullueshëm për vendin e tij.

Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Mendoj se është nga Zvicra, Ai duhet të jetë Xherdan Shaqiri. Një lojtar i mahnitshëm, një ambasador i mrekullueshëm për vendin e tij, prandaj jam i lumtur që e kam këtu”, tha fillimisht Klopp.

Tutje trajneri gjerman tha se njerëzit mendojnë se i ka dhënë pak hapësira, por deklaroi se Shaqiri është një futbollist i rëndësishëm për të.

“E di se njerëzit mendojnë se nuk e kam lejuar të luaj edhe aq shumë. Me siguri se edhe ai mendon të njëjtën gjë, por Shaqiri është lojtar i rëndësishëm për ne gjatë gjithë sezonit”, përfundoi Klopp.

51-vjeçari gjerman shikonte edhe fotot tjera të futbollistëve të tij sa ishin të vogël dhe nuk mund të ndalej duke qeshur.

Kujtojmë që Liverpooli të shtunën (1 qershor) do të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur. /Telegrafi/