Site icon Telegrafi

Klopp e quan lajm të keq kalimin e mundshëm Rangnick te Manchester United

Jurgen Klopp thotë se nuk është një lajm i mirë për skuadrat e tjera në përgjigje të raportimeve që lidhin Ralf Rangnick me një kalim te Manchester United.

Rangnick do të emërohet si trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq deri në fund të sezonit.

63-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore në Old Trafford dhe gjithashtu do të marrë një rol konsulence me klubin për dy vite të tjera.

Strategu veteran është vlerësuar për ngritjen spektakolare të lojës nën presion, me trajnerin e Liverpoolit  që ankohet në mënyrë qesharake për punësimin mendjemprehtë të Man United.

Ai vlerësoi stilin menaxherial të Rangnick dhe parashikon se United do të bëhet një skuadër më e organizuar.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, ai tha: “Zakonisht nuk flasim për gjëra që nuk konfirmohen, por fatkeqësisht një trajner i mirë po vjen në Manchester United!”.

“Ai ndërtoi dy skuadra të duhura në Gjermani – ai është me të vërtetë me përvojë. United do të organizohet”.

Klopp shtoi: “Ai ndërtoi dy klube në Hoffenheim dhe Leipzig. Shqetësimi i tij i parë është të qenit trajner dhe kjo është aftësia e tij”.

“Të gjithë trajnerët në botë kanë nevojë për kohë për t’u stërvitur në mënyrë që të bëhet më e qartë për të. Ai është një njeri i mirë dhe një trajner i jashtëzakonshëm”.

“Ai vlerësohet shumë nga trajnerët. Aty ku ka qenë ka bërë punë të jashtëzakonshme. Në botën e futbollit gjerman, ai vlerësohet shumë mirë dhe me të drejtë”, ka shtuar më tej strategu i The Reds.

Michael Carrick, i cili ishte në krye të skuadrës kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve, do të rifillojë përgjegjësitë e tij menaxheriale këtë fundjavë kundër Chelseat.

Rangnick është në pritje të një leje pune përpara se të marrë zyrtarisht drejtimin e Man United. /Telegrafi/

Exit mobile version