Site icon Telegrafi

Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë, Liverpooli gati të paguajë klauzolën e Rashicës

Jurgen Klopp mbetet një admirues i madh i yllit kosovar Milot Rashica.

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira individuale, por skuadra e tij Werder Bremen nuk ka pasur rezultate të kënaqshme dhe rrezikon rënien në një kategori më poshtë.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Rashicës.

Gjermanit i pëlqen jashtëzakonisht loja e Milotit e cila përshtatet shumë me atë të Liverpoolit.

Gjithnjë sipas Bild, Liverpool është gati ta paguajë klauzolën e Rashicës e cila është 38 milionë euro për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë.

Gjithsesi në rast të rënies së Werderit në Bundesliga 2, atëherë çmimi i Rashicës do të binte dhe Liverpool mund ta transferojë atë për një shumë më të ulët.

23-vjeçari ka shënuar këtë edicion shtatë gola me Werderin dhe llogaritet si njëri nga anësorët më të mirë në Bundesliga.

Klopp e sheh Rashicën si zëvendësuesin adekuat të Xherdan Shaqirit i cili pritet të largohet në verë nga Anfield. /Telegrafi/

Exit mobile version