Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se marrëveshje me Romën për Alisson për 72.5 milionë euro ishte e ‘çmendur’, por që Jan Oblak do tu kushtonte 100 milionë euro nëse do ta blinin.
The Reds kompletuar transferimin në këtë muaj për një shumë rekord, që e theu atë të Gianluigi Buffon që të vitet 2001 kur kaloi nga Parma te Juventusi.
“Të gjithë mendojnë që janë shumë para. Janë shumë para”.
“Ai nuk mund të lihej edhe pse ishte shifër e çmendur. Klauzola e Oblak ishte 100 milionë euro për shembull.
“Kjo është pjesë e punës, në përpjekje për të sjellë lojtarët më të mirë që mund të merrnim”.
“Tregu për portierë është ndryshe, sepse nuk është se çdo vit ka në dispozicion dhe nuk ndodhin gjëra të tilla”.
“Nuk e dinim saktësisht nëse Alisson është në shitje, por në një moment të caktuar e kemi kuptuar se ai është i disponueshëm dhe ai ishte momenti kur ne vendosëm të shkonim për të”, ka thënë Klopp për ESPN.
Liverpooli tani ka tre portierë dhe me gjasë një do të shitet. /Telegrafi/