Site icon Telegrafi

Klopp e lë të hapur derën për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me klubin nga Anfield.

Trajneri gjerman aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe ka spekulime se ai mund të largohet kur të skadojë kontrata.

Megjithatë, Klopp u pyet për ITV para ndeshjes së tyre në FA Cup kundër Norwich City për të ardhmen e tij dhe la hapur derën për të zgjatur qëndrimin te Reds.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp u dërgon mesazh tifozëve të Liverpoolit "në kohë të errëta" pas triumfit në Carabao Cup

“Unë me të vërtetë nuk e di nëse do të qëndroj”, ka thënë fillimisht Klopp për ITV.

“Pronarët tanë e kuptuan se gjërat do të kërkonin kohë, ne kishim nevojë për këtë”.

“Ata janë gjithashtu të interesuar për zhvillim dhe kjo është shumë e dobishme”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, Klopp gjatë kohës së tij te Reds ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, ka rikthyer Ligën Premier pas 30 viteve, teksa ka fituar edhe Carabao Cup, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Exit mobile version