Site icon Telegrafi

Klopp e kthen në shaka lëndimin e Shaqirit: Muskujve të mëdhenj ju duhet më shumë kohë për shërim

Jurgen Klopp ka folur për lëndimet, duke u ndalur te Xherdan Shaqiri, i cili po mungon tash e disa javë.

Madje ai e dha përgjigjen me pak shaka, duke thënë se Shaqiri ka muskuj të mëdhenj.

“Trent Arnold dukej mirë, nuk ka ndonjë pengesë”, tha për lojtarin që kishte kaluar një gripi këto ditë.

“Ende pak kohë (jashtë) për Shaqin (Shaqiri) – ai ka muskuj të mëdhenj!”.

“Muskujt e mëdhenj, për fat të keq, duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar”.

“Unë e pashë Shaqin sot, ai është në rregull, por nuk është ende gati”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version