Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit do të jetë ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
Për këtë takim ka folur edhe trajneri i Reds dhe ka konfirmuar dhe Emre Can nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë për Londër.
E gjitha kjo pasi mesfushori gjerman nuk ka mundur të jetë gati dhe rikuperimi i tij është në fazën finale.
Në katër ndeshjet e para Liverpooli renditet në vendin e gjashtë me shtatë pikë, kurse Blutë në vendin e dytë me dhjetë pikë.
Pozita e parë mbahet nga Manchester City me 12 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=P37cxcmWMfE