Jurgen Klopp është duke e ëndërruar transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain te Liverpooli.
Lojtari 21-vjeçar ka arritur të pozicionojë vetën në njërin ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij, derisa po kërkohet nga shumë skuadra.
Sipas asaj që raporton AS, Klopp është duke punuar në transferimin e Mbappes në Anfield, derisa është takuar edhe me babain e lojtarit për një transferim të mundshëm.
Gjermani po e kërkon me ngulm transferimin e fituesit të Kupës së Botës edhe nëse do t’i duhej të largonte disa lojtarë nga skuadra.
Mirëpo, Klopp e di se për të transferuar Mbappen do të jetë mjaftë e vështirë, shkaku që edhe Real Madrid e Barcelona tashmë janë futur në garë për të.
Nuk përjashtohet as interesimin e Juventusit e Manchester United, derisa kishte zëra se edhe Bayern Munichu është në mesin e garuesve.
Për të transferuar Mbappen, PSG kërkon mbi 250 milionë euro, e që do të ishte një transferim rekord në histori të futbollit, derisa atë aktualisht e mbanë Neymari me kalimin e tij nga Barcelona te parisienët për 222 milionë. /Telegrafi/