Site icon Telegrafi

Klopp: Dy golat erdhën nga situatat e njëjta, humbja nuk na ndal

Jurgen Klopp (Getty Images)

Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së Liverpoolit në udhëtim te Manchester United.  

Liverpooli humbi me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtimin e tyre në Old Trafford në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.

Golat për Djajtë e Kuq u shënuan nga Marcus Rashford (14′, 24′), ndërsa Reds ngushtuan epërsinë me një autogol të Eric Baillyt.

Lexo po ashtu United i falet Rashfordit, mposhtë Liverpoolin dhe ruan pozitën e dytë

Pas ndeshjes ka folur trajneri gjerman, Klopp, i cili ka thënë se nuk ka çfarë të flet më shumë pasi dy golat erdhën nga e njëjta situatë, me të njëjtin lojtar.

Rashford shënoi të dy golat për Unitedin (Getty Images)

“Kur ekipi tjetër shënon dy herë dhe ju shënoni një herë … askush nuk mund të ketë një argument të madh në lidhje me të”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Dy golat erdhën nga situatat e njëjta. Ju nuk mund ta lëni vetëm një lojtar”.

Lexo po ashtu Man Utd 2-1 Liverpool: Notat e lojtarëve, Rashford më i miri

“Nuk do të ndalemi. Natyrisht se ka rëndësi vendi i dytë, por ne kemi nevojë për të fituar ndeshjet e futbollit”.

“Ne luajmë kundër Watfordit në ndeshjen tjetër. Ne jemi vazhdimisht nën presion”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version