Telegrafi

Klopp: Duhet të shfrytëzonim mundësitë që kishim në fillim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas humbjes 0-5 ndaj Manchester Cityt.

Tekniku gjerman ka thënë se ka pritur një lojë të vështirë dhe se skuadra e tij humbi motivin që në pjesën e parë.

“Prisja disa probleme dhe ndodhi pikërisht ashtu siç prisja. Duhet të shfrytëzonin mundësitë që kishim në fillim”.

“Pas golit kemi humbur paksa motivin dhe ata vazhduan të sulmojnë”, ka thënë Klopp.

Vlen të theksohet se Liverpooli ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta 37-të, ku Sadio Mane u përjashtua me karton të kuq. /Telegrafi/