Liverpooli ka siguruar pozitën e dytë në tabelën e Ligës Premier.
The Reds kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Crystal Palace me rezultat 2-0, e cila gjë ka bërë që të ketë pikë të barabarta me liderin Manchester Cityn.
Pas takimit ka folur trajneri gjerman Jurgen Klopp, i cili ka thënë se kemi mundur të luajmë më mirë në këtë takim të ligës elitare angleze.
“Ne mund të luajmë më mirë futboll. Pjesa e parë ishte shumë intensive, kështu që nuk e kishin të lehtë marrjen e vendimeve të duhura rreth strategjisë”.
“E di që duhet të luajmë shumë më mirë, por sonte jam absolutisht i kënaqur me fitoren”, tha trajneri.
James Milner prej penalltisë si dhe Saido Mane ishin golashënues për skuadrën e Liverpoolit.
Kjo e fundit theksojmë se në javën e ardhshme do të ta takohet me Brightonin, e cila gjatë fundjavës triumfoj kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/