Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes me Bayern Munich e cila u mbyll pa gola.
Ai e vlerësoi skuadrën e tij, duke i vlerësuar rastet që i kishin.
“Jam me këmbë në tokë dhe jam në rregull me ndeshjen. Ne mund të luajmë më mirë. Duhet të luajmë më mirë”.
“Në pjesën e parë kishim shumë raste. Nuk mbaj mend raste të tyre në pjesën e dytë”.
Liverpooli luajti në mbrojtje me Joel Matip dhe Fabinho, pasi dyshja startuese Virgil van Dijk dhe Dejan Lovren munguan.
“Ta mbash portën e paprekur pa njeriun e madh (Van Dijk). Shumë njerëz nuk e kanë pritur këtë”.
“Mbrojtja ishte mirë. Shumë gjëra ishin mirë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/